Pranga 2 personave, falsifikonin nën logon “Ariel”

507
Dy persona janë arrestuar, pasi kryenin një aktivitet të paligjshëm duke falsifikuar detergjent. Policia thotë se ka arrestuar Vangjel Spiro 46 vjeç dhe Blerim Abazaj 44 vjeç. Këta shtetas u kapën me 200 kg detergjente në grazhin e një pallati duke e amballazhuar me logon e Ariel.
“Arrestimi i këtyre personave u bë pasi nga ana e Seksionit për Krimin Ekonomik dhe Financiar ne Drejtorinë Vendore të Policise Tiranë disponoheshin informacione dhe te dhena në lidhje me veprimtarinë e kundraligjshme të këtyre personave në fushën e prodhimit të detergjenteve të falsifikuar. Mbi bazën e këtyre informacioneve nga ana e Policisë më datë 24.11.2015 është organizuar puna dhe këta shtetas jane kapur ne flagrancë në garazhin e një pallati duke ambalazhuar detergjente të falsifikuar me logon “ARIEL” dhe me pas i tregtonin këto detergjente si origjinale”, thuhet në njoftimin e policisë së Tiranës.
Gjatë kontrollit të ushtruar nga ana e Policisë janë sekuetstruar në cilësinë e provës materiale këto produkte dhe sende , tre fuçi 200 kg me detergjente, një sai detergjenti të ambalazhuar , një peshore elektronike, si edhe disa paisje për amballazhimin e produkteve
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë për veprat penale të ‘’Shkelja e të Drejtës së Pronësisë Industriale”, “Fshehja e të Ardhurave” , “Falsifikim i Vulave, Stampave ose i Formulareve dhe Prodhim i Kundraligjshem i Artikujve dhe Mallrave Industrial dhe Ushqimor’’
Sigal