Prag tragjedie, i zoti i shtëpisë qëllon me armë në banesë

467
Një 64-vjeçar në Mesaplik të Selenicës është arrestuar nën akuzën se ka kërcënuar me armë zjarri djalin e tij.
Qani Gabaj, 64 vjeç, është vënë në pranga.
Zyrtarisht, policia bën me dije se: 64-vjeçari, në banesën e tij në fshatin Mesaplik, për motive të dobëta ka kanosur me armë zjarri djalin e tij shtetasin L.Gabaj, 36 vjeç. Konflikti mes të dyve ka lindur për probleme familjare, sqaruan burime nga policia lokale.
Gjatë këqyrjes së vendit të ngjarjes, në oborrin e banesës, sipas policisë, u gjet dhe u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, një gëzhojë armë zjarri model 56, ç’ka shton dyshiemt se 64-vjeçari ka shkrepur armën.
Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë për veprime të mëtejshme.
Sigal