Posedonin kokainë me vlerë 150 mijë €, vihen në pranga dy muratorët shqiptarë

519
Dy shqiptarë janë arrestuar nga policia italiane në Peruxhia, pasi janë kapur me 150 mijë euro kokainë. Droga e cilësisë më të lartë është në peshën e 1.4 kg, ndërsa shqiptarët e arrestuar janë M. L. dhe A.A, të dy të moshës 37 vjeç. Ata ishin me dokumente të rregullta dhe me profesion murator. lënda narkotike iu është gjetur shqiptarëve në një magazinë në zonën industriale të Foligno. Prej kohësh ata ishin në hetim, ndërsa operacioni i arrestimi u drejtua nga kolonel Angelo Zizzi. Policia gjithashtu ka sekuestruar edhe 30 mijë euro në banesën e tyre, që dyshohet se janë para droge. Dy shqiptarë janë dërguar në burgun e Spoletos.
Sigal