Policisë në Vlorë i mbin hashashi

485
Tashmë në Shqipëri nuk duhen luftuar vetëm kultivuesit e drogës por edhe natyra, pasi hashashi ka filluar dhe mbin vetë, të paktën kështu thuhet në njoftimin e policisë.

Gjatë ditës së sotme, Policia e Vlorës, ka njoftuar se ka ekzekutuar 143 bimë narkotike gjatë aksionit të saj në dy fshatra pranë detit Adriatik.

Në njoftimin e policisë thuhet gjithashtu se në vendin e njohur si “Përroi i Kaminave”, u gjet një parcelë me 48 bimë narkotike të llojit Cannabis Sattiva, për të cilat, thuhet se “kanë mbirë vetë përgjatë shtratit të përroit”.

Nuk është çudi që edhe shumë prej parcelave të gjetura të mbjella me hashash, ku nuk është gjetur asnjë autor apo ku nuk ka asnjë të dyshuar, të ketë mbirë vetë hashashi.
Sigal