Policia zbulon parcela me drogë në Zallher. Arrestohet një shtetas, një tjetër shpallet në kërkim

443
TIRANË – Policia e kryeqytetit ka asgjësuar 377 rrënjë kanabis gjatë një kontrolli në fshatin Radhesh te komunës Zallherr, ku në vendin e quajtur “Mali Kulat-Radhesh” pranë një përroi janë konstatuat tre parcela të mbjella me bimë të dyshuara si lëndë narkotike kanabis sativa.
Nga kqyrja është konstatuar se në këto parcela ishin mbjellë 147 bimë të cilat kishin një gjatësi nga 5 cm deri ne 30 cm. Por gjatë kontrollit në banesën e 54-vjeçarit Kasem Hida të dyshuar si kultivuesi i bimëve narkotike janë zbuluar edhe 168 rrënjë të tjera kanabis të mbjella në kubik.
Gjithashtu nga aksioni i Policisë së Tiranës është shpallur në kërkim 39 vjeçari N.M,sepse në vendin e quajtur fshatin Lucë në një dhomë të banesës së tij janë gjetur të mbjella në kubik 62 rrënjë bimë narkotike.
Policia është duke kryer veprimet hetimore dhe proceduriale dhe po punon për kapjen e personit të shpallur në kërkim për kultivim të bimëve narkotike dhe armëmbajtje pa leje. 
Sigal