Policia zbardh të shtënat që frikësuan Elbasanin, ja kush po kërkohet

537
Policia e Elbasanit identifikon dhe bën shpalljen në kërkim të autorit të dyshuar të ngjarjes së ndodhur në Lagjen “Visarion Xhuvani”
Specialistët për Krimet, në Komisariatin e Policisë Elbasan, bënë identifikimin, shpalljen në kërkim dhe po punojnë intensivisht për kapjen e shtetasit M.Sh., 59 vjeç banues në Elbasan.
POLICIA-ELBASAN
Ky shtetas në Lagjen “Visarion Xhuvani” në Rrugën “Rinia” për motive të dobëta është konfliktuar me shtetasin A.B., 42 vjeç, banues në Elbasan.
Më pas dyshohet të ketë qëlluar në ajër me armë zjarri pistoletë.
Grupi hetimor, gjatë kqyrjes së vendit të ngjarjes ka gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale:
Dy gëzhoja armë zjarri pistoletë, model 54 kalibër 7.62 mm
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan për veprime të mëtejshme për veprën penale “Kanosja”, “Prishja e qetësisë publike” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit” parashikuar nga nenet 84, 274 dhe 278 të Kodit Penal.
Sigal