Uniformat blu kanë zbardhur emrat e personave të plagosur gjatë përplasjes mes dy familjeve Prenga dhe Cali në Laç. Ashtu sikundër u tha edhe më herët, mes të plagosurve është Eduard Prenga, vëllai i deputetit të ndaluar, kater pjesëtarë të familjes Cali dhe një shtetas me mbiemër Jushi.
Ja lista e të plagosurve sipas policisë:
Eduard Prenga, 37 vjeç, plagosur me mjete të forta
Gazmir Jushi, 29 vjeç, plagosur me mjete prerëse
Nikoll Cali, 53 vjeç, plagosur me mjete të forta
Gjokë Cali, 57 vjeç, plagosur me mjete të forta
Gjergj Cali, 55 vjeç, plagosur me mjete të forta
Tom Cali, 66 vjeç, plagosur me armë zjarri, jashtë rrezikut për jetën.