Policia zbardh dinamikën: Ja si ndodhi aksidenti tragjik në Gosë

542
Policia e Tiranës ka zbardhur edhe dinamikën e vërtetë të aksidentit tragjik të ndodhur sot në Gosë të Kavajës, ku humbën jetën tre të rinj. Sipas Policisë, aksidenti ka ndodhur natën rreth rreth orës 24:00 dhe jo në mëngjes siç është raportuar më parë.Policia thotë se një nga shkaqet ka qenë errësira dhe se automjeti kur ka rënë në kanal, ishte duke lëvizur me marsh indietro.
“Per arsye ende te panjohura mjeti ka ecur me marsh “indietro” si duket per t’u parkuar ne piken e karburantit “Marsoka”, i cili ndodhet ne krahun e djathte te rruges ku ka ndodhur ngjarja. Referuar kushteve te erresires, mungeses se parmakeve mbrojtes te ures mbi kanalin ne krahun e majte te rruges, mjeti ka dale nga rruga, pas ferkimit ne pjesen e poshtme te saj ku jane “te fresketa” demtimet e evidentuara. Me tej referuar shpejtesise se vogel te qarkullimit “mbapsht”, eshte permbysur duke rene ne kanalin e mbushur me uje. Nga renia me pjesen e pasme eshte thyer xhami i pasem i autovetures e cila ka rene ne pozicionin “permbysur” me rrotat “lart”. Si rezultat i ujit dhe xhamave te mbyllur drejtuesi i mjetit dhe pasagjeret nuk kane mundur te dalin nga autovetura, duke gjetur vdekjen”, shkruan raporti i Policisë.
“Referuar këqyrjes se kujdesesshme te demtimeve siperfaqesore dhe ne pjesen e poshtme te mjetit mundesia me e madhe eshte dinamika e spjeguar me lart, nderkohe qe organi i Prokurorise dhe ekspertiza me e plote do te sqaroje rrethanat e sakta te ndodhjes se ketij aksidenti te rende me pasoje humbjen e jetes se tre shtetasve”, vijon më tej deklarata. Dy nga viktimat e aksidentit të Gosës ishin motër e vëlla. Pas hetimeve për ngjarjen, u arrit edhe identifikimi i viktimave, që janë Matilda Kule Kamberi, vëllai i saj, Viron Kamberi dhe i riu Klejdi Tepexhiu.
Sigal