Policia shoqëron me dhunë banorët në Jalë, disa prej tyre merren zvarrë (Video)

539
Sigal

Ka nisur shoqërimi me dhunë i banorëve që kanë protestuar që prej mëngjesit të sotëm në Jalë, për shkak të prishjes së banesave të tyre. Policia ka ndërhyrë duke marrë me forcë drejt makinave disa prej banorëve, ndërsa derimë tani janë prishur 9 objekte.

Mësohet se derimë tani janë shoqëruar nga ana e policisë 7 persona, të cilët janë larguar me furgonat e policisë nga banesat e tyre.

Një pjesë e banorëve u përplasën më herët dhe me policinë dhe me punonjësit e IKMT-së, ku nuk mungonin as ulërimat e grave dhe të fëmijëve, për këtë ndërhyrje me dhunë në pronat që i kanë pasur në zotërim që prej më shumë se 20 vitesh.

Një prej banoreve u shpreh për gazetaren e Fax News Afrovita Hysaj se punonjësit e ALUIZNI-t në Vlorë i kanë kërkuar 150 mijë euro rryshfet në mënyrë që ti legalizonin banesën dhe biznesin, një market të vogël, me aktivitet kryesisht në sezonin veror.

“Na kanë kërkuar 150 mijë euro që të na legalizonin shtëpinë, ne nuk jemi miliarderë në mënyrë që të paguajmë. Kanë qenë nga ALUIZNI i Vlorës. 

Unë e kam pasur marketin plot me mall, unë mallin do ta ktheja që të merrja të paktën paratë e mia mbrapsht, por nuk na kanë lënë fare kohë”, shprehet banorja, e cila tregon më tej se ndërtimin e ka kryer që në vitin 1998.