Policia sekuestron për herë të parë 330 gr farë kanabis

466
Policia e Shtetit ka sekuestruar për herë të parë farë kanabisi. 330 gram farë u kap në një operacion të zhvilluar në Shkodër, ku u arrestuan dy kryepleqt e fshatit Pult Dritan Lisaj e Gjin Lushi, efektivi i FNSH Ardian Loci dhe 15persona të tjerë. Prokuroria tha se në kohë të ndryshme gjatë muajve të fundit, kultivuesve u janë identifikuar dhe shkatërruar parcela, me rreth 100 mijë rrënjë kanabis.

330 gramët janë sasia e vetme e farës së kanabisit të kapur nga policia në dy vitet e fundit. Vitin e shkuar përllogaritet se u futën të paktën 5 ton farë dhe po kaq përllogaritet se është futur në Shqipëri këtë vit nëpërmjet pikave doganore.
Sigal