Policia saktëson: Viktimat e aksidentit në Prishtinë janë të familjes Alidemaj

486
Në rrugën Prishtinë – Mitrovicë, respektivisht në unazën e madhe sot në orën 1:00, ka ndodhur një aksident trafiku ku për pasojë katër persona kanë vdekur, ndërkaq një është lënduar rënd, bëri të ditur Policia e Kosovës përmes një njoftimi për medie.

Në këtë aksident rrugor e përfshirë ka qenë vetura e tipit “Audi” ngjyrë e zezë, me targë të huaj, e cila në momentin e aksidentit ka qenë në lëvizje, transmeton Koha.net.

Hetuesit e trafikut rajonal menjëherë pas marrjes së informacionit kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë bërë këqyrjen dhe ekspertimin e vendngjarjes, thuhet në njoftim.

Analizuar rrethanat në të cilat ka ndodhur aksidenti, si dhe mbështetur në rezultatet e para të ekzaminimit të vendngjarjes, hetuesit e trafikut rrugor kanë ngritur dyshimin se aksident ka ndodhur si pasojë e mospërshtatjes së shpejtësisë rrugës në të cilën ka qenë duke lëvizur vetura e aksidentuar.

Si pasojë e këtij aksidenti në vendin e ngjarjes kanë ndërruar jetë:

E. Alidemaj 53 vjeç, mashkull, shtetas Gjerman,
E. Alidemaj 50 vjeç, mashkull, shtetas Kosovar,
G. Alidemaj 53 vjeçe, femër, shtetase Gjermane, ndërkaq pasi është dërguar në QKUK, ka ndërruar jetë: N. Alidemaj 47 vjeçe, femër, shtetase Kosovare.
Nga ky aksident lëndime të rënda trupore ka marrë Q. Alidemaj 17 vjeç, mashkull, shtetas kosovar, i cili aktualisht është duke u trajtuar

në QKUK – Prishtinë.
Trupat e pajetë të viktimave janë dërguar në institutin e mjekësisë ligjore për ekspertizë mjekoligjore dhe policia po vazhdon me ndërmarrjen e veprimeve hetimore për të sqaruar plotësisht rrethanat e këtij aksidenti tragjik.
Sigal