Policia Rrugore: Paguani gjobat e automjeteve

497
Policia Rrugore ka nisur kontrollet e shumta, ndërsa ka apeluar qytetarët që të paguajnë gjobat e automjeteve. Policia Rrugore e Tiranës i ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve dhe institucioneve shtetërore të marrin masat për likujdimin e gjobave të vendosura nga shërbimet e policisë, këto për shkelje të rregullave të qarkullimit. 
“Duke filluar nga data 01 Shtator 2015, pasi nga shërbimet e policisë rrugore do të ushtrohen kontrolle të vazhdueshme dhe për mjetet që do të rezultojnë me 1 gjobë, të cilës i ka kaluar afati 30 ditor i arkëtimit, do të bëhet bllokimi administrativ deri në arkëtimin e tyre. Gjithashtu, për rastet kur mjeti brenda 3 muajve nuk shlyen detyrimet, dhe nuk tërhiqet nga pronari, mjeti do të konfiskohet”, bën me dije Policia e Tiranës.
Sigal