Policia Rrugore “bën namin”, arreston 7 shoferë dhe 900 të tjerë i gjobitë

497
Sigal

Policia në Elbasan në kuadër të kontrollove ditët e fundit ka arrestuar 7 shoferë të cilit u kapën në gjendje të dehur.

Po ashtu shumë shoferët të tjerë janë gjetur në shkelje të qarkullimit rrugor dhe kanë marrë masa administrative të ndryshme.

Njoftimi i policisë

Policia Rrugore e Elbasanit, kontrolle të shtuara me qëllim parandalimin e aksidenteve rrugore.

Kontrollet me Drager e Radar në të gjitha rrugët urbane e dytësore të qarkut Elbasan.

Gjatë javës që kaloi rrugët e qarkut Elbasan u monitoruan edhe me Dron , ku monitorimi do vijonë edhe në javët në vazhdim.

Kontrollet janë përqëndruar në drejtim të shpejtësisë tej normave te lejuara, të drejtimit të automjeteve nën efektin e alkoolit apo në gjendje të dehur, të atyre që drejtojnë motoçikletat pa leje drejtimi dhe pa kaskë mbrojtëse, për mos përdorim të rripit të sigurimit , për përdorim të telefonit gjatë drejtimit të mjeteve, si dhe për shkelje të tjera të cilat janë burim aksidenti.

Gjithashtu kontrollet janë përqëndruar edhe në automjetet e transportit publik, për licencë apo pa kontroll teknik, etj.

Nga kontrollet e kryera nga shërbimet e Policisë Rrugore janë arrestuar në flagrancë 7 drejtues mjetesh për drejtim mjeti në gjendje të dehur, si dhe janë proçeduar penalisht në gjendje të lirë 6 të tjerë për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor.

Janë tërhequr 25 Leje Drejtimi nga këto:
• 13 për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit
• 9 për shpejtësi tej normave të lejura
• 3 për drejtim mjeti në sens të kundërt

Po gjatë kontrolleve janë evidentuar një sërë shkeljesh të rregullave të qarkullimit rrugor ku drejtuesit e mjeteve janë ndëshkuar me masë administrative dhe konkretisht:

Janë vendosur gjithësej 896 masa administrative nga këto:

• 48 për mospërdorim të rripit të sigurimit,
• 88 për përdorim të celularit gjatë drejtimit të mjetit;
•10 për parakalim të gabuar.
Ndërsa pjesa tjetër për shkelje të ndryshme të kodit rrugor.

Policia Rrugore e Elbasanit do vijojë kontrollet e pandërprera, me qëllim parandalimin e aksidenteve rrugore dhe apelon për të gjithë përdoruesit e rrugës që të respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor duke kontribuuar në rritjen e parametrave të sigurisë rrugore.