Policia, qytetari dhe shoku kriminel

443
Sigal

Jakup B. GJOÇA

Rastësisht, dje në drekë  ndodhem në oborrin e spitalit “Nënë Tereza”, kur papritur një makinë luksoze kalon me shpejtësi shumë të madhe, edhe pse rruga është e shkurtër dhe në të kalojnë këmbësorë, të cilët në panik, hidhen në anë të rrugës, që të shpëtojnë nga rrotat e makinës. Një këmbësor goditet pakëz, fatmirësisht pa dëmtime. 2 – 3 metra më tutje ishte një makinë e patrullës policore, brenda së cilës ishin 3 policë. Këmbësori afrohet tek policët dhe ankohet ndaj shoferit të makinës luksoze, që për pak i shtypi, duke ecur me shpejtësi marramendëse në oborrin e spitalit. Polici, që është në timonin e makinës së policisë, me arrogancë, i përgjigjet qytetarit, se nuk i intereson fare as ai, dhe as makina që për pak e aksidentoi në oborrin e spitalit. Qytetari sërish i ankohet policëve, që të ndërhyjnë e të mbrojnë jetën e këmbësorëve, të cilët u rrezikuan nga shpejtësia e madhe e makinës luksoze. Mirëpo, sërish, polici me zë të lartë  bërtiti: Ik ankohu ku të duash. Më lër rehat, nuk kam ngenë tënde…. Publikojmë targën e makinës së patrullës së policisë, e cila braktisi qytetarin, ngaqë u tremb nga  …shoku kriminel.