Policia për zgjedhjet: Do të jemi të paanshëm në punën tonë

421
Zgjedhjet do të kenë paanshmëri nga blutë. Kjo garanci vjen nga policia e shtetit, e cila nëpërmjet një deklarate për mediat prezanton planin e masave për procesin zgjedhor në 25 qershor.

Sipas zyrës së shtypit të policisë, janë marrë masa për garantimin e rendit dhe sigurisë publike para, gjatë dhe pas zhvillimit të aktiviteteve zgjedhore të subjekteve politike.

Policia e Shtetit u bën thirrje të gjithë drejtuesve të subjekteve zgjedhore dhe komunitetit që për çdo qëndrim e sjellje jo korrekte dhe jo ligjore të kryera nga punonjësit e policisë, ti denoncojnë ato menjëherë, duke ju garantuar trajtimin dhe marrjen e masave të rrepta ndaj punonjësve të policisë përgjegjës.
Sigal