Policia ndalon 24-vjeçarin për kontroll rutinë, i gjen armën në makinë

589
Policia e Shkodrës ka vënë në pranga një 24-vjeçar që lëvizte me armë. Sipas të dhënave zyrtare, në vijim të kontrolleve për kapjen e personave që qarkullojnë me armë zjarri, nga shërbimet e Forcave të Posaçme Shqiponja, u arrestua në flagrancë shtetasi Leonard Gjergji, 24 vjeç, banues në Shkodër.
Ky shtetas u arrestua, pasi gjatë kontrollit të ushtruar nga shërbimet e Policisë, në automjetin tip “Jeep”, që drejtohej nga shtetasi i lartpërmendur, në sediljen e pasme, në çantën personale iu gjet dhe u sekuestrua në cilësinë e provës materiale një armë zjarri pistoletë, tip TT.
Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër për veprën penale “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”.


Sigal