Policia italiane zbulon letrën me emrat dhe sasitë e kanabisit që dërgoheshin nga Shqipëria në Brindizi

515
Hesapet e lidhura me ngarkesat e marihuanës që arrijnë nga Shqipëria në Brindizi janë shënuar në një letër që Policia italiane mendon se është e rëndësishme për të mësuar mbi biznesin e tre italianëve të arrestuar katër ditë më parë e që konkuronin me dy të dënuar të tjerë të burgosur që në janar, një ndër të ta, shqiptari Besmir Hameti.

Letra u zbulua falë përgjimeve ambientale të policisë italiane, të autorizuara menjëhërë pas arrestimit në janar të Pascariellos-s dhe Hametit,kur atyre iu gjetën në bordin e një gomoneje 1900 kg marihuanë e ndarë në 84 dengje.
Sigal