Policia italiane sekuestron 40 kg drogë, pranga 2 shqiptarëve

564
Policia italiane ka sekuestruar sot 40 kg drogë, ndërsa në pranga kanë rënë 2 shqiptarë, bashke me partneret e tyre rumune. Mediat italiane raportojnë se droga u zbulua në një banesë në Cesano Maderno (Monza).
‘Ilgiorno.it’ shkruan se policia sekuestroi edhe 9 mijë euro para chash, që banda i kishte lënë mënjanë nga aktiviteti kriminal. Mësohet se shqiptarët të moshave 31 dhe 40 vjeç, tregtonin drogë në zonën e Monzës, ku bashkëpunëtore ishin edhe partneret e tyre, secila nga 29 vjeç.
Po ashtu bëhet e ditur se droga ishte paketuar në 68 copa të ndryshme, në një total prej 41,5 kg marijuana dhe rreth 10 gramë kokainë, e cila ishte fshehur në garderobë. Karabinierët gjetën edhe një pistoletë të kalibrit 9×21 të mbushur me 10 plumba, e cila ishte vjedhur nëntorin e vitit të kaluar në Paderno Dugnano si dhe 7 celularë. Tashmë shqiptarët ndodhen në burgun e Moznës, ndërsa partneret e tyre në San Vittore.
Sigal