Policia italiane qëllon korrierin shqiptar të kokainës, tentoi të ikë

438
Policia Rrugore Italiane e qytetit Arezzos, në rajonin e Toskanës ka përdorur armët kundër dy korrierëve shqiptarë të drogës, gjatë tentativës së njërit prej tyre për t’ju shmangur arrestimit.
Ngjarja ka ndodhur në autostradën Autosole, gjatë një konntrolli nga një postobllok i ngritur nga policia.
Dy shqiptarët po udhëtonin me makinën e tyre drejt Veriut e janë ndaluar nga patrulla e policisë në zonën pranë qytezës Battifolle.
Në momentin e kontrollit një prej shqiptarëve është përpjekur të përleshet me dhunë ndaj forcave të rendit duke tentuar të arratiset duke kapërcyer rrethimin e hekurt të autostradës në rrugën që conte drejt zonave të banimit përreth.
Një prej oficerëve të policisë rrugore është vënë në ndjekje të shqiptarit duke gjuajtur disa herë në ajër me pistoletën e shërbimit.
Një prej plumbave e ka plagosur lehtas korrrierin shqiptar, i cili pasi ka marrë mjekim në spitalin e zonës i është dorëzuar forcave të policisë.
Në makinën e dy shqiptarëve u gjetën 2 kg marijuanë e 200 gramë kokainë.
Sigal