Policia identifikon 21 persona të dyshuar për sulmin në Lazarat

479
Efektivët e Policisë së Shtetit kanë identifikuar pasditen e së mërkurës të ashtuquajturin “grupi i zjarrit” në Lazarat, që më herët vrau një efektiv të RENEA-s dhe plagosi dy të tjerë. Sipas një njoftimi për shtyp të shpërndarë nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë, bëhet fjalë për 21 persona, disa prej të cilëve kanë lidhje familjare mes tyre. 
Janë më shumë se 400 forca të RENEA-s, FNSH dhe policisë lokale, në operacionin për kapjen e personave që qëlluan me armë mbi efektivët e RENEA-s paraditen e sotme. Shtetasin e shpallur në kërkim janë:
1. Arbion Aliko, 20 vjeç
2. Alban Aliko, 18 vjeç
3. Bervin Basho., 22 vjeç
4. Edmond Boci, 48 vjeç
5. Zhaklin Derxho, 18 vjeç
6. Xhuljano Nuri, 22 vjeç
7. Gurim Skënderi, 29 vjeç
8. Xhemal Gjini, 18 vjeç
9. Fatmir Gërveshi, 20 vjeç
10. G.B., 17 vjeç
11. Jeton Kalemi, 21 vjeç
12. Rustem Mahmutaj, 20 vjeç
13. Albon Meçi, 20 vjeç
14. Denis Mahmutaj, 19 vjeç
15. Xhemil Gjolleshi, 20 vjeç
16. Sinan Rabaj, 30 vjeç
17. Eligent Basha, 21 vjeç
18. Albi Mahmuti
19. Sevo Shurdhi
20. Endush Aliko
21. Ani Hiri.
Po ashtu, Policia e Shtetit i ka bërë thirrje këtyre shtetasve të dorëzohen pranë organeve ligjvënëse. Një thirrje u drejtohet edhe banorëve si dhe drejtuesve të pushtetit vendor në Lazarat, për të bashkëpunuar me forcat e policisë.
Sigal