Policia i vihet pas shpërdarësit të kokainës, e pëson pronari i lokalit ku u kap (Emri)

542
Një 25-vjeçar është arrestuar nga policia e Lezhës, pasi akuzohet për shpërndarje të lëndëve narkotike. Shtetasi Alfons Llesha, banues në Kurbin, u arrestua në flagrancë nteksa shpërndante lëndë narkotike në doza të vogla të llojit Kokainë.
Arrestimi i tij u bë pasi gjatë kontrollit të ushtruar nga strukturat policore në ambjentet e një lokali në Fushë-Milot, Kurbin, është kapur me lëndë e dyshuar narkotike e llojit “Kokainë” e ndarë në njëmbëdhjetë doza që do e shiste në disa lokale.
Gjithashtu gjatë kontrollit të lokalit që ishte në pronësi të shtetasit K.L., 25 vjeç, janë gjetur 12 kompjutera për lojëra fati, një tavolinë pokeri, si dhe një tavolinë “Black Jack” të cilat ky shtetas i mbante në kundërshtim me dispozitat ligjore.
U sekuestruan në cilësinë e provës materiale lënda narkotike, kompjuterat e lojrave të fatit dhe 2 tavolinat e pokerit.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kurbin për veprime të mëtejshme në ngarkim të shtetasit Alfons Lleshaj për vepren penale “Prodhim dhe shitja e narkotikëve”, dhe në ngarkim të shtetasit K.L., vepra penal “Organizimi i llotarive të palejuara”.
Sigal