Policia i gjeti dhe pistë vrapimi në shtëpi, Enertila Beqaj në gjyq: S’e njoh fare Barushin, i kam blerë të gjitha me KEMP

590
Zbardhet dëshmia e Enertila Beqajt në gjyq, në seancën e sotme ku pritet të jepet masa e sigurisë ndaj saj. 
Enertila ka mohuar çdo lidhje me drejtorin e Postës i cili e ka denoncuar për mashtrim, madje se të gjitha sendet në shtëpi, i kanë blerë vetë, me kempin e të ëmës.
“Barushi s’më ka blerë mobilje shtëpie, i kemi blerë me shpenzimet tona, me kempin e mamit”, tha ajo. Sipas burimeve të Panorama, policia ndër sendet e tjera të sekuestruara ka gjetur në shtëpinë Beqja tre TV plazëm, madje edhe një pistë vrapimi. 
Gjykata e Durrësit i ka dhënë Enertila Beqajt, masën e sigurisë “arrest me burg” me akuzën e mashtrimit.
Sigal