Policia greke sekuestron 22 kg marijuanë, në pranga 30-vjeçari shqiptar

48
Policia greke ka sekuestruar 22 kg marijuanë në kufi me Shqipërinë. Në një zonë bujqësore pranë Kosturit, janë gjetur të fshehura 2 çanta me 29 pako me 22 kg 259 gram marijuanë. Policia ka vëzhguar zonën deri sa janë afruar 3 shtetas. Thirrjes së policisë për të ndaluar tre personat nuk i janë bindur. Më pas ata janë ndjekur dhe policia ka arritur të kapë vetëm një prej tyre, që mësohet se është një 30-vjeçar shqiptar. Dy të tjerët u larguan. Njëri prej personave që arriti t’i shpëtojë policisë është identifikuar si një 23-vjeçar shqiptar, me precedentë në trafik droge.