Policia greke operacion në kufi, pranga 3 shqiptarëve, sekuestrohen 87 kg marijuanë

470
Policia greke ka zhvilluar një operacion në kufirin greko-shqiptar ku ka kapur tre persona me drogë. Sipas mediave lokale, operacioni ka ndodhur në zonën pyjore Dhrimitsa, Igumenicë në orët e para të mëngjesit.
Pas informacioneve të marra dhe bashkëpunimit me policinë shqiptare, u kapën 3 shtetas që kalonin kufirin në këmbë duke qenë të ngarkuar me çanta të mëdha.
Kontrolli nxori që në çanta ndodheshin 81 pako me 87 kg 164 gram marijuanë. Menjëherë iu janë vënë pranga tre shqiptarëve të moshave 23 dhe 26 vjeç. Gjithashtu u sekuestruan 4 celularë.
Sigal