Policia greke në kërkim të shqiptarit që urdhëroi prerjen e kokës së Bledar Terpollarit

382
Dy shqiptarë të përfshirë në vrasjen e Bledar Terpollarit mbetën në burg pasi Gjykata e Igumenicës vendosi ndaj tyre masën e sigurisë arrest me burg. Me gjithë presionin dhe këmbënguljen e hetuesve grekë, dy të arrestuarit nuk ka dhënë asnjë informacion për shqiptarin që drejton një grup kriminal të shpërndarjes së drogës në Greqinë Veriore. Sipas CNN-it në gjuhën greke, njëri prej të arrestuarve shpjegoi me detaje momentin e vrasjes. Bledar Terpollari u vra nga kushëriri i tij, ndërsa ky i fundit kishte marrë urdhër nga “bosi” për ekzekutimin. Sipas dëshmisë, personi i tretë që është në kërkim, hyri në kasolle, qëlloi me një plumb Bledar Terpollarin dhe doli prej andej me kokën e viktimës, të cilën e kishte prerë me thikë. Më pas, e futën në bagazhin e makinës dhe u largua drejt kufirit shqiptar. Personi që është në kërkim, pra kushëriri i viktimës, mendohet se fshihet në Shqipëri. Ai e solli kokën e Terpollarit në vendin tonë, pasi drejtuesi i bandës kishte dhënë urdhër për vrasjen e tij pasi viktima i kishte mbajtur 20 mijë Euro nga shitja e drogës. Megjithatë, dy të arrestuarit nuk kanë thënë asnjë fjalë për shqiptarin që urdhëroi krimin makabër, duke vështirësuar kështu hetimet e policisë greke.
Sigal