Policia greke ndjekje nëpër Janinë, kap 46-vjeçarin me 147 kg drogë. Në pranga dhe shqiptari

60
Policia greke ka vënë në pranga një shqiptar dhe një grek pasi janë kapur me më shumë se 147 kg drogë. Policia e vendit fqinj ka ndjekur një automjet të dyshuar që vinte nga kufiri i gjelbër.
Mjeti është arritur të ndalohet nga policia e Janinës në Vergina, Imathia në rrugën “Egnatia”. Brenda në mjet janë gjetur dhe sekuestruar 87 pako me 147 kg 850 gram marijuanë, 200 euro dhe 4 celularë.
Në pranga ka përfunduar drejtuesi i mjetit grek 46 vjeç. Po kështu është arrestuar dhe një shqiptar 35 vjeç i cili u afrua tek mjeti për të marrë drogën.