Policia gjen kanabis në lokalin e striptizmit në Velipojë, prangos 31-vjeçarin dhe dy vajza

468
Policia e Shkodrës ka gjetur një sasi droge në një lokal striptizmi në Velipojë dhe ka vënë në pranga një 31-vjeçar dhe dy vajza të reja. Po kështu gjatë kontrollit në banesën ku jetonin dy vajzat, njëra prej tyre nën moshë është gjetur një tjetër sasi kanabisi. Mësohet se policia ka nisur procedim gjithashtu edhe ndaj pronarit të lokalit për fshehje të të ardhurave.
Në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative nga Sektori për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve, në D.V.P. Shkodër me datën 31.07.2017, u bë e mundur arrestimi në flagrancë i shtetasve:

Arben Ll, 31 vjeç, Njësia Administrative Zejmen, Lezhë.
M. S, 19 vjeçe, banuese në Tiranë,
S. G. 16 vjeçe, banuese në Lezhë.

Arrestimi i tyre u bë pasi gjatë kontrollit të ushtruar në një lokal striptizmi, në Velipojë, sipër banakut të këtij lokali është gjetur një dozë lëndë narkotike e dyshuar Cannabis Sattiva.

Gjithashtu gjatë kontrollit të ushtruar tek banesa e shtetaseve S. G. dhe M. S., është gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale një qese plastike ku rezultoi me peshë 33.4 gram lëndë e dyshuar narkotike Cannabis Sativa.
Materialet do t’i kalojnë për hetime të mëtejshme Prokurorisë Rrethit Gjyqësor Shkodër për veprën penale “Prodhim dhe shitje narkotikëve e kryer në bashkëpunim”.

Gjithashtu nga hetimet e kryera nga Sektori Kundër Krimit Financiar, filloi procedimi penal në gjendje të lirë për veprën penale “Fshehje e të ardhurave” dhe “Punësim i paligjshëm”, në ngarkim të shtetasve:

B. M, 46 vjeç, banues në Shkodër
K. P. 36 vjeç, banues në Zejmen, Lezhë.

Procedimi penal filloi pasi këta shtetas ushtronin aktivitet të paregjistruar në organet tatimore. Materialet i kaluan për veprime të mëtejshme Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër.
Sigal