Policia fsheh të vërtetën për vrasjen e djaloshit nga Lezha

468
Shpëtim ZINXHIRIA 
Të burgosurit shqiptar në Greqi me anën e një letre i janë drejtuar Ministrisë së Rendit Publik, menjëherë pas reagimit të djeshëm të policisë greke, ku siç dihet falë vullnetit të gazetës “Telegraf” u bë e mundur që pas 15 ditësh të publikohet ky incident në mbarë mediat shqiptare. Edhe pse me një vonese të theksuar e të pajustifikuar policia greke më në fund me 10 rreshta i është përgjigjur me shkrim gazetës. Një incident i cili ka ngritur në këmbë të burgosurit duke i kërkuar që të zbardhet e vërteta, duke patur besim se viktima 29-vjeçar nuk ka bërë vetëvrasje, por është dhunuar deri në vdekje nga policia. Ata kërkojnë një shpjegim dhe theksojnë se asnjë njeri normal, për të verifikuar identitetin e tij, nuk mund të bëjë një vetëvrasje dhe se askush nuk mund ta besoj këtë gjë. Ata i bashkohen njëzëri si të burgosur në këto burgje të tmerrit versionit së familjes së viktimës se Pëllumbi ka përjetuar një tragjedi dhe mizori të vërtetë. Në përfundim të letrës së tyre e cila është publikuar në median e shkruar vendase ata kërkojnë vetëm një përgjigje se, a mund të lejohet një vdekje e tillë? Për nga historia kjo është letra e dytë që të dënuarit në Greqi reagojnë me shkrim ndaj dikastereve përkatëse. 
Letra e plotë e të burgosurve shqiptarë 
Ne nuk jemi kompetentë për të gjykuar se çfarë ndodhi me të vërtetë. Kemi kaq shumë mijëra arsye si të burgosur në burgjet greke, që nuk e besojnë versionin e Policisë. Jo vetëm për shkak se në çfarë mënyrë u përpoq të fshijë faktin, sepse shpjegimet vinin në kundërshtim me sens të përbashkët. (Ejani, pra, zotërinj të Policisë. Kush mund të besojë se një i burgosur, por edhe një qytetar që shkon për të verifikuar identitetin dhe që qarkullon i pashqetësuar në zyrat e policisë që hap e mbyll dritaret)? Ne kemi çdo arsye për të besuar versionin e dhënë nga familja e të burgosurit tonë, sepse secili prej nesh ka përjetuar tragjedi dhe mizoritë që po ndodhin në agjencitë hetimore të stacioneve policore. Dhe në qoftë se ne nuk kemi përvojë të menjëhershme, shumë prej nesh kanë, megjithatë, përvoja e kërcënimit si një metodë joorigjinal hetimor. Secili prej nesh, gjithashtu ka qenë i impresionuar nga fakti se dritaret e stacioneve policore janë dekoruar me “kuti hekuri”…Ne nuk kemi ndërmend për të marrë anët e lojës diplomatike luajtur mes ambasadës greke dhe shqiptare. Ne vetëm duam një përgjigje. Edhe në qoftë se ne e marrim seriozisht versionin e rremë të Policisë, në fund të fundit, zotërinj ministra, është statusi emigrant apo ajo e ish-të burgosurit që lejon vdekjen e një njeriu në një stacion policie për t’u trajtuar me përbuzje dhe që nuk korrespondojnë me asnjë një objekt.
Sigal