Policia e Tiranës kërkon ndihmë për identifikimin e një kufome

501
Policia e Tiranës ka nxjerrë sot një njoftim përmes së cilit u bën thirrje qytetarëve të ndihmojnë në identifikimin e një kufome të skeletizuar të një ditë më parë. Lexoni më poshtë njoftimin e plotë të policisë. Kërkojmë ndihmën e qytetarëve për të bërë të mundur identifikimin e një kufome të skeletizuar të gjendur më datë 05.06.2016, në shpatin e malit të fshatit Shkallë-Tuja, icili është i seksit mashkull, mosha mbi 35 vjeç dhe gjatësi mbi 165 cm. Sëbashku me skeletin janë gjendur: 
Një palë këpucë, me ngjyrë të zezë, me mbishkrim në pjesën e poshtme të gomës së këpucëve “Clarks” si dhe shënimet shoqëruese “UK: 7 ½, MADE IN VIETNAM”
Një xhup lëkure me ngjyrë të zezë, me etiketë në pjesën e qafës me mbishkrimi “BELUOMO”. Xhupi është me zinxhir metalik dhe në pjesën e brendshme ka një astar me kuadrate me ngjyrat blu, gri, bardhë dhe kafe. Pjesa e mëngëve, jakës dhe ajo fundore e xhupit është e trikotuar.
– Një kanatjere me ngjyrë si në gri e përmasave XL.
– Pjesë këmishe me kuadrate në ngjyrë, rozë, kafë, blu dhe bezhë.
I lutemi qytetarëve, se për ç’do informacion që mund të kenë në ndihmë, për të bërë të mundur identifikimin e këtij skeleti, ju lutemi të kontaktoni në numrin e telefonit pa pagesë 129 ose në numrin e telefonit 0694110202
Sigal