Policia e Shtetit thirrje qytetarëve: Kujdes me blerjet në internet, ja ç’po ndodh

615
Policia e Shtetit iu bën thirrje të gjithë qytetarëve të jenë të kujdesshëm me blerjet on linë, pasi kohët e fundit është konstatuar një rritje e numrit të mashtrimeve të kryera nëpërmjet internetit.
“Informojmë qytetarët dhe subjektet private se nga strukturat e specializuara të Policisë së Shtetit për Hetimin e Krimeve Kompjuterike, po merren të gjitha masat për parandalimin e rasteve të ngjashme por dhe evidentimin dhe goditjen e autorëve për rastet e ndodhura. Duke u nisur nga fakti se këto ngjarje kanë si qëllim vjedhjen e fondeve të llogarive bankare nëpërmjet mashtrimit u kërkojmë qytetarëve dhe subjekteve private, të bëjnë kujdes për sa i përket ekspozimit të të dhënave të tyre bankare në mjediset e jetës së përditshme por edhe kur marrin kërkesa të ndryshme gjatë periudhës që ndodhen duke lundruar në internet”,- thuhet në njoftimni e policisë.
Policia sqaron se çfarë duhet të bëjnë qytetarët në rast se marrin kërkesa për kryerjen e pagesave në llogari bankare të ndryshme nga ato që i kryejnë zakonisht.
“Duhet të verifikoni paraprakisht me mjete të tjera komunikimi (telefon, faks etj.) nëse llogaria e re i përket vërtetë partnerit tuaj tregtar. Gjithashtu kujdes duhet të bëhet me dhënien e kodeve të hyrjes për llogaritë e tyre të rrjeteve sociale, postës elektronike si dhe çdo program tjetër i cili mundëson hyrjen nëpërmjet kodeve të sigurisë”,- sqarohet ndër të tjera.
Sigal