Policia e Sarandës jep detaje për zjarrin: Si u shkrumbuan 4 makina në pak minuta

587
Katër makina, përkatësisht një BMW X5, një Fiat, një Ford dhe një Hynday janë shkrumbuar nga një zjarr që ka rënë në lagjen nr. 1 të këtij qyteti, teksa ndodheshin të parkuara.
Policia e Sarandës ka dhënë sot detaje për ngjarjen e ndodhur dy ditë më parë dhe sqaron se zjarri mendohet të ketë ardhur nga bateria e automjetit tip Fiat.
Njoftimi i plotë
Më datë 27.10.2017, në lagjen nr.1, janë djegur plotësisht automjetet tip Fiat dhe mjeti tip BMW X-5 si dhe janë dëmtuar pjesërisht automjetet tip HYNDAY dhe tip Ford. Shkaku i zjarit mendohet nga bateria e automjetit tip Fiat.Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Sarandë për ngjarje aksidentale.
Sigal