Policia e Kosovës arreston 8 tutorë e prostituta dhe tmerron klientët: Dolën me sëmundje ngjitëse

580
Policia e Kosovës arrestuat tetë tutorë dhe prostituta në lokale dhe banesa në Prishtinë, Ferizaj e Mitrovicë. Akuzat mbi ta janë:‘Mundësim në prostitucion dhe ofrim i lokaleve për prostitucion” apo ‘Marrje me prostitucion’. Njëherësh, ka konfiskuar dëshmi materiale që mund të përdoren për procedim ligjor.

Por, Policia ka konfirmuar frikën më të madhe të klientëve të prostitutave: Femrat e arrestuara kanë rezultuar me sëmundje ngjitëse. Në njoftimin e Policisë s?7 Kosovës thuhet:

“Këto veprime të kundërligjshme edhe si dukuri, përpos dëmtimit të imazhit të vendit, shtimit të pasigurisë në shoqëri, rritjes së problemeve familjare, ndikojnë edhe në shëndetin e qytetarëve, pasi Policia ka hasur edhe persona që kanë ushtruar veprimtarinë e ‘marrjes me prostitucion dhe që kanë qenë të infektuar me sëmundje të ndryshme. Andaj, u bëhet apel qytetarëve që t’iu shmangen veprimeve të tilla dhe për çdo rast të dyshuar të njoftojnë Policinë në mënyrë që organet kompetente të ndërmarrin masa parandaluese.”
Sigal