Policia e konfirmon: Në Gjirin e Lalëzit u mbyt një 22-vjeçar nga Tirana

666
Sigal

Policia e Durrësit ka dhënë informacion për mbytjen e një të riu rreth mesditës së sotme në Gjirin e Lalëzit. Sipas policisë personi që është mbytur është E. S. 22 vjeç, banues në Tiranë.

“Më datë 02.06.2018, rreth orës 12:15, në Gjirin e Lalëzit, është mbytur në det shtetasi E. S. 22 vjeç, banues në Tiranë. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të shkaqeve të ngjarjes”- thuhet në njoftimin e policisë.

Kujtojmë se mbytja e të riut ka alarmuar peshuesit në Gjirin e Lalëzit, pasi janë dashur disa minuta për të nxjerrë trupin nga uji.