Policia e Beratit merr mesa për pelegrinazhin në malin e Tomorrit

417
Policia e shtetit ka marrë një sërë masash për mbarëvajtjen e sigurisë gjatë pelegrinazhit në Malin e Tomorrit, pelegrinazh që fillon në 19 Gusht e përfundon në 23. Komisariatet e Policisë Berat, Kuçovë dhe Skrapar,do të bashkëpunojnë edhe me Spitalin Rajonal në Berat dhe Kryegjyshatën Botërore të Bektashinjëve. 
Shërbimi i uniformave blu do të jetë më i përqendruar përgjatë akseve rrugore Berat- Poliçan- Pronovik- Novaj- Teqe, Poliçan- Çorovodë, Çorovodë- Gjerbës- Teqe e Kulmakut, dhe në në territorin ku zhvullohet aktiviteti, në mënyrë që të parandalohen aksidentet apo ngjarjet e pakëndshme.
Në festën e përvitshme të datës 22 gusht mijëra qytetarë shqiptar e të huaj i drejtohen vendit të shenjtë në Malin e Tomorrit, për tu lutur për më shumë paqe e begati, duke bërë kurban dhe duke të marrë mirësinë e vëndit të shenjtë dhe bekimin e shenjtorit të Qerbelasë, Abaz Aliut.
Sigal