Policia blindon Mirditën, breshëri automatiku ndaj 42 vjeçarit

488
Rreth orës 10.55, në sallën operative të Komisariatit të Policisë Mat ka ardhur një telefonatë se në fshatin Bruç, në kufi me Mirditën janë dëgjuar të shtëna armësh.
Menjëherë janë nisur drejt vendit të ngjarjes forcat e Policisë Mat dhe grupi hetimor, ku kanë konstatuar se :
Në fshatin Bruç, në kufi me Mirditën nga persona ende të pa identifikuar është qëlluar me armë zjarri në drejtim të automjetit Volksëgen me targa AA 686 BF, që drejtohej nga shtetasi Dh.Ll, 42 vjeç, lindur në Mirditë e banues në Tiranë.
Drejtuesi i automjetit levizte i vetëm me automjet, dhe nga të shtënat nuk ka marrë asnjë lëndim.
Në vendin e ngjarjes janë sekuestruar disa gëzhoja.
Forca të shumta policore kanë ngritur pika të shumta kontrolli, po krehin zonën për identifikimin dhe kapjen e autoritëve.

Grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes, ku vijon punën për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të kësaj ngjarje.
Sigal