Policia arreston “të fortin” e “Myslym Shyrit”

491
I njohur si i forti i “Myslym Shyrit”, lidhur me një sërë ngjarjesh kriminale është prangosur pasditen e kaluar nga forcat Shqiponja, së bashku me dy shokë të tij, Dorian Qafa dhe Naldio Mali. Dyshohet se të tre ishin pjesë e një grupi kriminal që shpërndante drogë në Tiranë. Sot Prokuroria ka vendosur urdhër arreste për të dhe për dy shokët e tij me të cilët është arrestuar ditën e djeshme. Ata u arrestuan dje në një lokal në zonën e “Ali Demit”, për llogari të Drejtorisë së Antidrogës në Policinë e Shtetit, pasi kanë qenë në hetim prej një kohe të gjatë. Gjatë gjithë mbrëmjes janë mbajtur të shoqëruar në drejtorinë e Policisë së Tiranës dhe janë bërë kontrollet në banesat e tyre
Sigal