Policia arreston 2 shqiptarë për drogë, por në shtëpi u gjen të arratisurin nga burgu

525
Policia italiane i arrestoi për drogë por ama u zbuloi në shtëpi një të arratisur. Dy shqiptarë, G.A. 46 vjeç dhe H.A. 45 vjeç janë arrestuar nga komisariati i Appio pas një hetimi të gjatë.
Të dy ishin gati për t’u nisur për në Siçili me drogën, kur policët që ishin vendosur afër shtëpisë së tyre kanë pritur t’i dilnin e t’i ndiqnin për t’i arrestuar pranë stacionit Tiburtina, pranë sheshit ku nisen autobuzët. Të dyve iu gjetën 360 gr kokainë dhe agjentët pas kësaj, iu kontrolluan shtëpinë. Aty, përveç kokainës, hetuesit kanë gjetur një tjetër qytetar shqiptar, 39 vjeç, që përveçse ishte bashkëpunëtor me ta për drogën, kishte një dënim prej 2 vjetësh, 6 muajsh e 24 ditësh burg nga Gjykata e Velletrit për drogën.
Pasi përfundoi verifikimi i të arratiurit K.T, këto ishin inicialet e tij, ai u dërgua në burgun e Rebibia, ndërsa dy të tjerët në Regela Coeli.
Sigal