Policia arreston 14-vjeçarin që goditi me gurë autobusin e kombëtares serbe

391
Policia e Tiranës ka arrestuar sot personin që goditi me gurë autobusin e kombëtares serbe, teksa udhëtonte nga aeroporti i Rinasit për në hotel, mbrëmjen e djeshme. Burime zyrtare nga policia bëjnë me dije se autori i këtij incidenti është një 14-vjeçar me inicialet M.Q. Minoreni u arrestua nga forcat e komisariatit nr.3 në kryeqytet.

Incidenti me autobusin e kombëtares serbe shkaktoi reagimin e ashpër të Federatës Serbe të Futbollit, e cila kërcënoi me bojkot të ndeshjes, në rast se ngjarje të tilla do të përsëriten. Ndërkohë kryeministri Rama ka shprehur keqardhje për incidentin. Të gjithë janë në pritje të takimit Shqipëri-Serbi, që luhet sot në mbrëmje në stadiumin “Elbasan Arena”.
Sigal