Policia arreston 12 persona, pranga 34-vjeçarit që përndiqte një femër në Facebook

738
Drejtoria e Policisë së Qarkut Tiranë ka arrestuar 12 shtetas, 10 shtetas për vepra të ndryshme penale, 2 shtetas për shkelje të rregullave të Qarkullimit Rrugor .Nga Seksioni për Narkotikët u arrestuan në flagrancë shtetasit : 1-Leonard Mici, 23 vjeç, banues në Tiranë, dhe 2-Erando Sula, 23 vjeç, banues në Tiranë, i dënuar më parë për vjedhje, sepse në afërsi të urës së Babrroit, janë konstatuar duke shkëmbyer mes njëri – tjetrit 2.2 gram lëndë e dyshuar ‘’Heroinë’’, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale. (Neni 283/1 i K.Penal) Nga Seksioni per Krimin ekonomik u arrestua në flagrancë shtetasi Gëzim Bici, 51 vjeç, banues ne Tiranë, sepse gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e tij, ju gjetën e sekuestruan në cilësinë e provës materaile 1 (një) koli me 50 steka, cigaresh të markës “B & B”, me shumën e 500 paketash cigare dhe 1 (një) koli me 40 steka, cigaresh të markës “Trokadero”, me shumën e 400 paketash cigare, të cilat ishin të gjitha pa pullë fiskale dhe dyshohet se kanë hyrë kondrabandë. (Nenet 174 dhe 178 të K. Penal) Më datë 04.08.2015, u ndalua shtetasi në kërkim Dashamir Tosaka, 48 vjeç, banues në Tiranë, sepse me vendimin penal të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, e është dënuar dënuar me 15 muaj burgim, për vepren penale të ‘’ Shkeljes se rregullave të mbrotjes ne punë ‘’ dhe ‘’Falsifikimit të dokumentave’’. (Nenet 289/1 dhe 186/1 të K.Penal) Më datë 04.08.2015, u kap personi në kërkim Petrit Hasa, 48 vjeç, banues në Tiranë, i shpallur në kërkim pasi me shkresen datë 28.07.2015 Prokuroria Tirane ka dërguar urdhërin për ekzekutimin e vendimit penal të Gjykatës së Rrethit Gjygjësor Tiranë, e cila e ka denuar me 1 muaj burg, për veprën
penale “Vjedhje e energjise elektrike ose impulseve telefonike”. Më datë 04.08.2015, u arrestua në flagrancë shtetasi Panajot Buhali, 34 vjeç, banues në Berat, i dënuar më parë për dhunë në familje, sepse prej 6 vitesh, ka kanosur me jetë, shqetësuar, përndjekur e diskriminuar nëpërmjet një faqeje në facebook, shtetasen shtetasen O.S, 24 vjeç, banuese në Tiranë. (Neni 121/a K.Penal) 3. Më datë 04.08.2015, u kap personi në kërkim Klard Mullaj, 33 vjeç, banues në Tiranë, i shpallur në kërkim më datë 13.07.2015, për “Shfrytëzim prostitucioni”. (Neni 114 i K.Pensal) 4. Më datë 04.08.2015, u arrestua në flagrancë shtetasi Astrit Fejzulla, 48 vjeç, banues në Tiranë, sepse në banesën e tij ka goditur me grushta në pjesë të ndryshme të trupit bashkëshorten e tij shtetasen I.F, 42 vjeç, baunese në Tiranë. (Neni 130/a i K. Penal)
5. Më datë 04.08.2015, u arrestua në flagrancë shtetasi Astrit Mjeshtri, 44 vjeç, banues në Tiranë, sepse në dyqanin pranë banesës së tij, ka rilidhur energjinë elektrike, në mënyrë të paligjshme. (Neni 137 i K.Penal) Më datë 04.08.2015, u arrestua në flagrancë shtetasi Ladi Koboçi, 27 vjeç, banues në Tiranë, sepse në Vorë, po ndërtonte në banesën e tij 1 (një) katëshe një shtesë me tendë druri pa leje. (Neni 199/a i K.Penal) Arrestime nga Komisariati Rajonal i Policisë Rrugore Më datë 04.08.2015, u arrestua në flagrancë shtetasi Haqif Loka, 47 vjeç, banues në Tiranë, sepse në rrugën “Shyqyri Ishmi”, u kap duke drejtuar pa leje drejtimi motorrin me targë AD256. (Neni 291 i K.Penal)
Më datë 05.08.2015, u arrestua në flagrancë shtetasi Klaidi Fasliu, 18 vjeç, banues në Tiranë, sepse më datë 04.08.2015, në rrugën e “Kavajës”, është kapur duke drejtuar pa leje drejtimi mjetin tip “Benz”, me targa TR 1348 K. (Neni 291 i K.Penal).
Sigal