Policia aksion në lokalet e natës, shoqërohen 12 balerina në Durrës

424
Policia e Durrësit ka shoqëruar për verifikim 34 persona, pas kontrolleve të ushtruara në lokalet e natës pas mesnatës së 22 prillit. Nga 34 shtetasit e shoqëruar, 12 ishin balerina. Pas verifikimeve rezultoi se njëra prej tyre, 24-vjeçarja me inicialet A.T., banuese në Krujë, rezultonte e shpallur në kërkim, pasi ishte larguar nga banesa që më 11 janar të këtij viti. Gjithashtu, gjatë verifikimeve u konstatua se një prej të shoqëruarave rezultonte minorene.
Pas kontrollit të ushtruar në disa lokale nate, u evidentua që në dy prej tyre ishin përshtatur ambientet për përdorim të lëndëve narkotike, ku në njërin prej tyre u gjet dhe u sekuestrua në cilësinë e provës materiale një sasi lënde narkotike e dyshuar e llojit kokainë. Gjatë këtij kontrolli inspektorët e Institucionit Shtetëror Shëndetësor vendosën masa administrative për konsumim të duhanit në ambientet publike si dhe u evidentuan shkelje si mospajisja me kasë fiskale, punësim i punëtorëve të padeklaruar, mosmbajtje e kasës në gjendje pune, mospajisje me dëftesë tatimore, mosafishimi i posterave për klientët dhe tregtim i mallrave të pashoqëruara me faturë.
Sigal