Polici qëllon me armë në gjendje të dehur, shkarkohet nga detyra

418
Ministri i Drejtësisë Ylli Manjani ka shkarkuar menjëherë nga detyra policin e spitalit të burgjeve, Kujtim Ismaili. Shkarkimi vjen menjëherë pas një incidenti të ndodhur në një lokal në Baldushk. Në efektin e alkoolit, Ismaili ka shkrepur armën e shërbimit. “Punonjësi, i padenjë për të shërbyer! Të hetohet e gjykohet në rrethana rënduese”, është shprehur ministri Manjani. Ndërkohë, në vijim të masave të marra janë larguar nga detyra edhe tre punonjës të policisë së burgjeve në burgune e Tepelenës, Ermal Halili, Gramos Shehu dhe Sofokleos Gogaj. Ata janë larguar në akuzën e shkeljes së kodit të etikës në punë që cënon imazhin e institucionit.
Sigal