Poliçan, makina del nga rruga, humb jetën drejtuesi i mjetit, 2 të plagosur

397
Sigal

Një aksident automobilistik ka ndodhur mbrëmjen e se martës në Poliçan.

Sipas policisë aksidenti ka ndodhur në aksin Berat-Poliçan, në vendin e quajtur si “Përroi i Xhenios” ku mjeti tip “Fuoristradë” ka dalë nga rruga.

Blutë e Beratit bëjnë të ditur se viktimë ka mbetur shtetasi B Bajraktari, ndërsa janë plagosur edhe 2 persona të tjerë M.M dhe F.T.

Policia ka mbërritur menjëherë në vendin e ngjarjes dhe po heton për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit