Pogradec: Zjarr në një banesë, dyshohet për një viktimë

449
Një banesë e vjetër dy katëshe është përfshirë nga flakët në fshatin Laktesh të Pogradecit. Nga informacionet e para dyshohet se pronari i saj, i moshuari i identifikuar me inicialet O. B ndodhet brenda banesës. 85 vjeçari jetonte i vetëm.
“Dyshohet se shtetasi i mësipërm, mund të ketë mbetur brenda banesës, në momentin që kjo e fundit, është përfshirë nga flakët” informon policia e Korçës Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje. Nuk dihet ende nëse 85 vjeçari ka arritur të shpëtojë duke dalë jashtë apo trupi i tij ndodhet brenda. Gjithashtu po punohet për dokumentimin e ngjarjes
Sigal