Pogradec – Vdekja e 36-vjeçarit, vuante nga çrregullime mendor, u hodh nga tarraca

462
Policia e Korçës ka sqaruar ngjarjen e ndodhur mëgjensin e kësaj të mërkure në Pogradec, ku një person u gjet i pa jetë dhe me shenja në kokë.

Sipas bluve të këtij qytetit, 36-vjeçari K.Ç është hedhur nga tarraca e pallatit, pasi vuante nga çrregullime mendore.

“Pas kryerjes të gjithë veprimeve të mëtejshme hetimore e proceduriale, si edhe nga marrja e deklaratave të familjarëve, rezulton se ky shtetas në gjendje të rënduar emocionale, është hedhur nga tarraca e pallatit, në afërsi të të cilit u gjet i vdekur. Shtetasi K.Ç, ka pasur çrregullime psikike, si edhe ka tentuar dy herë të tjera të kryejë vetëvarje, në shtetin Grek ku edhe punonte”, sqaron policia.

Policia përjashtoi pistën e vrasjes

Policia përjashtoi mundësinë e vrasjes, duke thënë se emigranti mund të jetë aksidentuar nga ndonjë makinë, ose mund të jetë hedhur nga ndonjë lartësi.

Policia informon se: Më datë 15.02.2017, rreth orës 06:10, jemi njoftuar se në lagjen nr 5 në Pogradec, në rrugë është gjetur i pajetë trupi i shtetasit K.Ç, rreth 37 vjeç, banues në fshatin Buzaisht, (rezident në Greqi) Nga hetimet e para si edhe kqyrja e trupit të tij, rezulton se viktima ka dëmtime në kokë dhe trup.

Është ngritur grupi hetimor dhe po punohet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Sigal