Pogradec, pranga doganierit dhe policit; favorizuan tregtarin

64

Një doganier, një polic dhe një tregtar janë vënë në pranga në Pogradec pasi akuzohen për shpërdorim detyre dhe kontrabandë. Doganieri në pikën e kalimit kufitar të Tushemishtit, Eduart Kushta dhe efektivi i policisë kufitare Mentor Shpahillari dyshohet se nuk kanë zbatuar detyrën duke mos ushtruar kontrrol në automjetin e tregtarit Edlir Pilinçi. Këtij të funidt iu kapën në flagrancë një sasi mallrash në mjetin me targë “AA 352 MG”. Arrestimet janë kryer nga policia e Korçës në bashkëpunim me Shërbimin për çështjet e brendshme dhe ankesave.