Pogradec, plagosin me lopata kushëririn pas sherrit për vijën e ujit

489
Një vijë uji është bërë shkak për një konflikt mes disa kushërinjve në Proprisht të Pogradecit. Pesë vëllezër janë konfliktuar me djalin e xhaxhait të tyre, por sherri ka degjeneruar në përdorimin e kosës dhe lopatës. Pjesë e sherrit ishte administratori i njësisë administrative, Gëzim Alla bashkë me katër vëllezërit e tij. Ata janë konfliktuar me djalin e xhaxhait të tyre, Kujtim Alla, pasi kishin futur në tokën e këtij të fundit një ekskavator për të hapur një vijë uji.

Sherr mes dy fiseve që ka nisur prej 7 vitesh ka përfunduar me dëmtime të rënda për Kujtim Allën. Atij i është prerë njëri vesh si dhe ka pasur brinjë të thyer gjatë sherrit. Policia ka ndaluar një prej vëllezërve të Gëzim Allës, por familjarët e të dëmtuarit thonë se është ky i fundit përgjegjës për plagosjen. Ata kërkojnë arrestimin e administratorit, pasi në të kundërt paralajmërojnë vetëgjyqësi.
Sigal