Pogradec, i shpërthen kapsolla në dorë, 7-vjeçari humb dy gishta

477
I shpërthen kapsolla duke luajtur, i miturit humb dy gishtat e dorës. Ngjarja ka ndodhur pasditen e djeshme, në fshatin Dunicë të Pogradecit. Sipas dëshmisë së dhënë nga ana e familjarëve, fëmija e ka gjetur kapsollën në një përrua. Ai nuk e ka ditur rrezikun që i kanosej, por e ka goditur me gurë. Si pasojë e kësaj, kapsolla ka shpërthyer, duke i shkaktuar plagë në dorë. Fëmija u dërgua në Spitalin e Traumës në Tiranë, për një mjekim më të specializuar dhe fatmirësisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Materialet i kaluan Prokurorisë Pogradec për “Ngjarje aksidentale”.
Sigal