Pogradec, gjendet me dëmtime në kokë trupi i pa jetë i një emigranti

108
Trupi i një 37-vjeçari, emigrant në Greqi është gjetur i pa jetë në lagjen numër 5 të qytetit të Pogradecit. Sipas informacioneve të policisë, viktima është identifikuar me iniciale K.Ç.

37-vjeçari është banues në fshatin Buzaisht, por rezisdent në Greqi dhe sipas policisë viktima ka shenja dhune.

Policia informon se: Më datë 15.02.2017, rreth orës 06:10, jemi njoftuar se në lagjen nr 5 në Pogradec, në rrugë është gjetur i pajetë trupi i shtetasit K.Ç, rreth 37 vjeç, banues në fshatin Buzaisht, (rezident në Greqi) Nga hetimet e para si edhe kqyrja e trupit të tij, rezulton se viktima ka dëmtime në kokë dhe trup.

Është ngritur grupi hetimor dhe po punohet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.