Pogradec, asgjësohen 1 mijë rrënjë kanabis

428
Forcat e policisë të qarkut të Pogradecit kanë gjetur dhe asgjësuar këtë të premte rreth 1 mijë rrënjë narkotike të tipit kanabis. Lajmin e bëjnë të ditur burime policore lokale, sipas të cilave bima narkotike e asgjësuar ishte e mbjellë në një parcelë në fshatin Mokër. Burimet saktësojnë se, asgjësimi i bimëve është bërë përmes zjarrit dhe shtojnë se janë shpallur në kërkim dy persona përgjegjës për kultivimin.
Sigal