Pogradec, arrestohet adoloshenti, dyshohet për vjedhje

625
Policia e Pogradecit ka ndaluar një përson i cili dyshohet për vjedhje ne ketë qytet. Në njoftimin e policisë së qarkut Korçë thuhet se: Specialistët e Seksionit për Krimet në Komisariatin e Policisë Pogradec, bënë kapjen dhe arrestimin në flagrancë të shtetasit: Ervin S.,15 vjeç, banues në Pogardec.
Arrestimi i tij u bë pasi, dyshohet se ky shtetas më datë 14.02.2018, gjatë natës, në lagjen nr 4 në Pogradec ka vjedhur një sasi prej 10.000 lekë, në lokalin e shtetasit E.T, 30 vjeç. Gjithashtu Ervin.S., dyshohet të jetë autor i vjedhjes së banesës së shtetasit N.I, 60 vjeç, ngjarje e ndodhur më datë 12.02.2018 në lagjen nr 4 në Pogradec.
Materialet në ngarkim të tij, i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Pogradec për veprën penale “Vjedhja”.
Sigal